Connect with us

Ferizaj

Çfarë diploma kanë asamblistët e Ferizajt?

Published

on

Çfarë diploma, çfarë shkollimi kanë të kryer, çka punojnë, çka kanë punuar më parë dhe kush janë asamblistët e Ferizajt?

Për të gjitha këto pyetje nuk ka përgjigje të shkruar për shumicën prej tyre.

Web-faqja kk.rks-gov.net/ferizaj/ është vendi ku ferizajasit gjejnë të dhënat për institucionin e Komunës së qytetit.

Mundësi në këtë faqe ka edhe për të parë se kush janë përfaqësuesit e ferizajasve në Kuvendin Komunal.

Por, në opsionin Kuvendi e pastaj në opsionin Asamblistët/Këshilltarët pos emrit e mbiemrit, fotografisë, grupit parlamentar dhe email të përfaqësuesve të ferizajasve, tjetër informatë nuk ka, me përjashtim të Kryesuesit të Kuvendit.

Ferizajasit nuk kanë mundësi që përmes kësaj web-faqeje të njohin personat që i votojnë dhe i përfaqësojnë ata.

Për asamblistët që në Kuvendin Komunal përfaqësojnë mbi 100 mijë banorët e Komunës së Ferizajt nuk mund të gjendet një biografi e tyre, kjo shpreh mungesë të transparencës nga institucioni i Kuvendit Komunal.

Në web-faqe për kuvendarët nuk mund të dihet se i sati mandat është që ata janë pjesë e Kuvendit Komunal, çfarë shkollimi kanë të kryer, kur janë lindur, ku jetojnë apo edhe një numër telefoni që të mund të kontaktojnë personat që vet i kanë votuar.

Kjo më së miri mund të shihet nga mungesa e të dhënave për shefat e grupeve parlamentare të tri partive më të mëdha në Ferizaj:

Asamblistët e Ferizajt

Me gjithë atë në Komunën e Prishtinës nuk është i njejti avaz si në Ferizaj.

Në web-faqen e kësaj Komune secili asamblist ka të vendosur biografinë, numrin e telefonit, email por edhe dihet se i sati mandat është që po përfaqësojnë banorët e kryeqytetit.

Asamblistët e Prishtinës

Ngjashëm si Prishtina, Prizreni ofron mundësi për prizenasit që të njohin më detajisht se kush po i përfaqëson.

Në web-faqen e Prizrenit mund të gjenden detaje për shumicën e asamblistëve.

Aty gjendet një biografi e shkurtër, mandati të cilin e kanë, email dhe numri i telefonit.

Asamblistët e Prizrenit

Në Ferizaj, përjashtim nga asamblistët tjerë bënë vetëm Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi.

Nëse klikoni mbi fotografinë e Zariqit aty mund të gjeni një biografi të tij, aktivitetin e tij ndër vite dhe të dhënat e kontaktit me udhëheqësin e asamblistëve.

Kryesues i Kuvendit Komunal të Ferizajt

Për krahasim me Ferizajn janë zgjedhur Komuna e Prishtinës dhe Prizrenit si dy nga Komunat më të mëdha në Kosovë dhe që janë më të krahasueshme me Ferizajn për sa i përket banorëve, gjegjësisht votuesve.

Asamblistët nga Prishtina dhe Prizreni janë përzgjedhur në bazë të votave që kanë marrë në zgjedhjet lokale.

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending