Në 24 orët e fundit, në komunën e Ferizajt u regjistruan 13 raste të reja me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 24 pacientë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, dy janë fëmijë kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshës prej 20 deri në 70 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 190 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 177 raste aktive me koronavirus. 

Të ngjashme

Të tjera