Connect with us

Kosovë

Policia arreston pesë persona për trafikim me njerëz, identifikohen edhe dy viktima të mitura

Published

on

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media tregon se në tri ditët e fundit përmes dy operacioneve ka arrestuar pesë persona që kryenin trafikim me njerëz.

Nga këta pesë, dy janë dërguar në mbajtje e tre janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell TV TEMA.

Në këto raste janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit të moshës së mitur.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetent nga Sektori qendror i hetimeve në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar m/kosovar për kryrjen e veprave penale si: Trafikim me Njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe vepres penale të Dhunimit.

Nga pesë (5) personat e arrestuar dy (2) nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy (2) viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar.

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending