Connect with us

Ferizaj

Ferizaj “i gjelbër” apo “i betontë”?

Published

on

Viti 2021 ishte vit zgjedhor, si për qeverisjen qendrore ashtu edhe për atë lokale.

Për të parin e Ferizajt garuan katër kandidatë, nga të cilët, fitues doli Agim Aliu nga PDK.

“Ferizaj i gjelbër”, ishte kryetema e fushatës parazgjedhore e kryetarit aktual i cili fitoi mbi 62% të votave.

Me gjithë premtimin e dhënë për një Ferizaj të gjelbër, qyteti edhe më tej njihet si i betontë, për shkak të ndërtimeve të shumta të larta në qytet.

Për të parë se sa po bëhet “Ferizaj i gjelbër”, Televizioni Tema drejtoi kërkesë për qasje në dokumente publike në Komunën e Ferizajt.

Kërkesa u bë për të parë se sa leje ndërtimore janë lëshuar gjatë vitit 2022 dhe në të njëjtën kohë sa u shtua gjelbërimi, rrjedhimisht sa drunjë u mbollën nga pushteti lokal.

Nga lista e lejeve ndërtimore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit, del se Komuna e Ferizajt në vitin 2022 ka lëshuar 57 leje për ndërtim të ulët dhe 18 leje për ndërtim të lartë.

B = Bodrumi, P = Kati përdhes, PH = Penthouse

Drejtoria e Shërbimeve Publike tregoi se gjatë këtij viti janë mbjellë 268 drunjë, nga të cilët vetëm 53 të rinj u mbollën në qytet.

Po në këtë dokument, kjo drejtori informoi se në këtë periudhë ka mbjellë 20 mijë lule sezonale dhe 260 lule shumëvjeçare.

Në anën tjetër, Drejtoria e Urbanizmit, përveç lejeve ndërtimore, në materiale ka bashkëngjitur edhe një dokument në të cilin thuhet se ka zhvilluar katër projekte mjedisore, saktësisht Pocket Parqe (Parqe të vogla) në fshatrat Dardani, Mirosalë, Tërrn dhe Gaçkë.

Pavarësisht se projektet “pocket park” janë të mira për banorët e fshatrave dhe e shtojnë gjelbërimin, a mund të quhet Ferizaj “i gjelbër” me “lulëzim” të ndërtimeve të larta dhe vetëm 53 drunjë të rinj, të mbjellë në qytet – kjo është shumë e diskutueshme.

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending