Connect with us

Ferizaj

Fshatrat e Ferizajt mbesin pa rrymë në ditën e fundit të muajit

Published

on

KEDS njofton se nesër, më datë 31 gusht do të ketë ndërprerje pesë orë të rrymës në disa fshatra të Ferizajt.

Sipas këtij njoftimi, rryma do të ndalet nga ora 10:00 deri në ora 15:00, përcjell TV TEMA.

Fshatrat në të cilat do të ndalet rryma janë: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhanc, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë).

Arsyeja e ndaljes së rrymës sipas KEDS-it është mirëmbajtja preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera e ndërrimi i përçuesve dhe izolatorëve.

Njoftimi i plotë i KEDS:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 35/10[kV] Ferizaj III  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe  izolatorëve.

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Trending