Connect with us

Kosovë

Qeverisë i jepet afat deri më 5 shtator për të ekzekutuar pagat

Published

on

Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, ka qenë shqetësimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e mbajtur të enjten pasdite.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Ekonomia Online, se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës por që shkaku i grevës kjo nuk ka ndodhur. Ai ka adresuar kritika ndaj palëve, për të cilët tha se nuk po dialogojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

“Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pagesës së pjesshme ndaj shërbyesve civil në nivel lokal, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ftoi Këshillin e Kryetarëve për një takim urgjent. Takimi është mbajtur dje ku përfaqësuesit e 22 komunave të Kosovës kanë marrë pjesë, dhe në atë takim të gjithë kryetarët kanë shprehur një shqetësim të sinqertë sa i përket situatës së krijuar. Gjithë kryetarët janë deklaruar një zëri se përgatitjet sa i përket fillimit të ri shkollor kah aspekti teknik dhe në kuadër të kompetencave të komunave janë kryer dhe e kanë mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo për shkak të situatës së krijuar të grevës, 1 shtatori nuk ishte ditë feste për nxënësit që të ulën në bankat shkollore”, tha Ibrahimi.

Nga ky takim, Ibrahimi ka thënë se nivelit qendror i kanë dhënë afat deri më 5 shtator që të ekzekutohen pagat, në të kundërtën, do të ndërmarrin hapat tjerë ligjorë.

“Shqetësim ishte edhe pagesa parciale e pagave ndaj shërbyesve civil. Duhet theksuar që në nivelin lokal, pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator, pagat të dalin, përndryshe kryetarët e Komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore”, tha ai.

Sipas tij, ka presion të madh nga niveli qendror drejt nivelit lokal për listat e grevistëve.

Ibrahimi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të dialogojë me palët e përfshira në këtë rast.

“Është obligim i kryeministrit të fillojë dialog, nëse ministrat e kësaj Qeverie nuk janë të denjë t’i zgjidhin këto probleme dhe me arrogancën e tyre, e “qojnë ujin në mulli të turbullt”, atëherë kryeministri duhet të reagojë sepse e ka e obligim institucional që ta mbajë qetësinë publike në Kosovë”, ka thënë ai.

Greva e përgjithshme e punonjësve të sektorit publik ka nisur më 25 gusht. Në grevë kanë hyrë mësimdhënësit e nivelit parauniversitar, çerdhet dhe shërbyesit civilë./EO

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending