Connect with us

Ferizaj

Fshatrat e Ferizajt në terr për pesë orë edhe të hënën edhe të martën

Published

on

KEDS ka njoftuar se në Ferizaj do ketë ndërprerja prej pesë orësh të hënën dhe të martën.

Të hënën e 12 shtatorit do kenë ndërprerje nga ora 10:00 deri në ora 15:00 Varoshi, Gërlica, Komogallava, Rakaj dhe bizneset private, përcjell TV TEMA.

Të martën e 13 shtatorit rryma do të ndalet po ashtu nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në Bibaj, Talinovc të Muhaxherëve, Sazli, Papaz, Rahovicë, Mirosalë, Pojatishtë dhe Sazli.

Njoftimi i plotë i KEDS:

12.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Varoshi (kodi 40042005) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të reja, ndërrimi i përçuesve dhe  izolatorëve.

13.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:  

LP 10(kV) Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 10:00  deri ne ora 15:00     

Vendet: Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic,Mirosal, Pojasish[të dhe Sazli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  zëvendësimi i shtyllave te thyera me te reja, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending