Connect with us

Ferizaj

Gati një vit nga debakli zgjedhor në Ferizaj – LVV e LDK akoma të pareformuara

Published

on

Po i afrohemi një vjetorit të debaklit që pësuan Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale në Ferizaj.

Më 17 tetor 2021 zgjedhjet për të parin e Komunës së Ferizajt i fitoi Agim Aliu i PDK e me 62.3% të votave, kurse pas tij erdhi kandidati i LVV-së Valon Ramadani me 26% të votave e pastaj kandidatja e LDK-së Sibel Halimi me 9.3% të votave.

Ky rezultat kaq i thellë tregoi për plogështinë degëve të Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Sa për krahasim, atë vit në zgjedhjet e përgjithshme LVV në Ferizaj kishte fituar  61.9% të votave, ndërsa  PDK doli e dyta me 20.9%, e LDK-ja pat mbete vetëm me 8.99% të votave.

Fitorja galopante e Aliut ndaj Ramadanit e Halimit nxori në pah nevojën për reformimin e degëve të VV-së e LDK-së në Ferizaj.

Jo shumë kohë pas zgjedhjeve lokale VV e LDK treguan se do të kenë zgjedhje të brendshme dhe se do të ndryshohen strukturat e do zgjidhen kryetarë të ri të degëve respektive.

Deri tani, LDK-ja ka zgjedhur si kryetare të forumit të gruas në Ferizaj, ish-asamblisten Bahrije Hyseni, kurse LVV ka zgjedhur kryetarët e rinj të nëndegëve.

Edhe pas gati një viti të dy këto parti akoma nuk kanë zgjedhur kryetarët e rinj në degët e tyre në Ferizaj.

Për dallim nga njëra-tjetra, Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur garën për të parin e partisë në Ferizaj kurse LDK akoma nuk e ka filluar këtë proces, por nga burime jozyrtare të TV TEMA kuptohet se ky proces mund të filloj gjatë këtij muaji.

TV TEMA mëson se për kryetare të degës së LVV-së në Ferizaj po kandidon Fatbardha Zogaj-Reka, kurse më herët kandidaturën për këtë pozitë e kishte shpallur edhe Valon Ramadani i cili edhe ishte kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet e vitit 2021.

Ramadani megjithatë sipas burimeve jo zyrtare i ka rënë pishman për kandidimin e tij dhe është tërhequr nga gara, duke e bërë Zogaj-Rekajn kryetare “De facto” të degës së LVV-së në Ferizaj.

Televizioni Tema ka tentuar të marr informata nga të dy këto parti se si po u shkon procesi zgjedhor brenda degës por nga LDK refuzuan të flasin me arsyetimin se akoma nuk ka filluar procesi për zgjedhjen e kryetarit kurse nga Lëvizja Vetëvendosje nuk pati disponim të flitet për këtë çështje në këtë fazë.

Edhe Valon Ramadanit iu dha mundësia të tregoj se a është tërheqë nga gara dhe nëse po pse, por Ramadani nuk i është përgjigjur thirrjeve të TV TEMA.

Se pse këto procese zgjedhore brenda degëve të këtyre dy partive pas debaklit të vitit të kaluar po mbahet i fshehur nuk mund të dihet me saktësi por ajo që dihet është se votuesit ferizajas u kanë dhënë porosi të qartë si Lëvizjes Vetëvendosje ashtu edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës se u duhet reformë në Ferizaj në mënyrë që të bëhen subjekte politike serioze në garë për të parin e Ferizajt.

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending