Connect with us

Botë

Aksident mes dy trenave në Kroaci, vdesin gjashtë persona

Published

on

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të premten në mbrëmje në Kroaci.

Dy trena janë përplasur mes vete, duke shkaktuar të paktën vdekjen e gjashtë personave e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas “Jutarnji”, një tren pasagjerësh që udhëtonte në linjën Okuçan – Novska është përplasur me një tren mallrash i cili ishte ndalur për shkak të një avarie në binarin e hapur në qytetin Rajiçi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe kryeministri Andrej Plenkoviq.

Treni i pasagjerëve dyshohet se ishte në shpejtësi 120 km/h.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve./Koha

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Botë

Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Published

on

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

/REL/

Continue Reading

Trending