Connect with us

Kosovë

Në përfundim të samitit të Bërdo-Brionit presidenti slloven kërkon nga BE liberalizimin e vizave për Kosovën

Published

on

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat deri në fund të vitit 2022.

Pahor i bëri komentet në fund të samitit të Procesit Bërdo-Brioni, që u mbajt të hënën në Bërdo të Sllovenisë.

Kjo thirrje, tha ai, është edhe pjesë e konkluzioneve që u miratuan pas samitit.

Përveç Pahorit, nikoqir i ngjarjes, aty morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Pahor tha se me udhëheqësit e vendeve të rajonit është rënë dakord që bisedimet të jenë mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Samiti u mbyll me sukses për dy arsye: diskutimet kanë qenë mjaft të mira dhe kemi këmbëngulur që të jemi më të bashkuar. Ka disa gjëra që na ndajnë, por duhet të kuptojmë se ku janë këto dallime”, deklaroi Pahor, duke mos dhënë shumë detaje, por duke thënë se besimi midis vendeve nuk është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Në konkluzionet e miratuara theksohet edhe rëndësia e zgjerimit të BE-së me vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor.

Ky proces konsiderohet si “kontributi më i drejtpërdrejtë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon”.

I bëjmë thirrje BE-së që të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor, me qëllim zbutjen e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike. Ne konfirmojmë angazhimin tonë për dialog – si mënyra e vetme për kapërcimin e dallimeve”, thuhet, po ashtu, në konkluzione.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, tha se në takim nuk është biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka synim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Unë e mbështes njohjen e Kosovës. Të gjitha vendet që nuk e kanë bërë këtë, duhet ta bëjnë, por në këtë [samit] nuk ishte rasti për të”, tha Millanoviq.

Ai, po ashtu, tha se do të bëjë gjithçka të mundur që Procesi Bërdo-Brioni të vazhdojë, pasi Pahor përfundon mandatin e dytë presidencial këtë vit.

Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.

Qëllim i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE./REL

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Azemi: Manipulimi me njehsorët elektrikë është vepër penale

Published

on

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, deklaroi se kanë mbledhur dëshmi të mjaftueshme se njehsorët elektrikë po matin gabimisht kohën, duke ndikuar kështu në fatura më të larta të energjisë të cilat po i paguajnë qytetarët.

Në një adresim për media para zyrave të KEDS/KESCO, Azemi tha se dëshmitë e mbledhura për këtë dukuri i ka dorëzuar në KEDS por që menaxhmenti i kompanisë nuk ka pranuar të takohen. Ai tha se përkundër refuzimit nga KEDS do t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë,  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë por dhe prokurorisë, pasi që, siç u shpreh, nga matja e gabuar e kohës në njehsorë po dëmtohen qytetarët kurse po përfiton KEDS-i dhe kjo, sipas tij, është vepër penale.

Sipas Azemit, matja e gabuar e kohës në njehsorë bënë që në shumë raste shpenzimi i energjisë gjatë natës në kohën e tarifës së ulët të llogaritet si shpenzim gjatë ditës kur tarifa është e lartë.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë të vërteten dhe këtë të vërtetë unë nuk ka mu ndal deri në momentin e fundit deri sa ta gjejmë ku është problemi, pse po i  rrejnë, pse po i manipulojnë, pse po i  mashtrojnë, pse po i  vjedhin. Këtë hajni kemi me ndalë bashkë,” ka thënë Azemi.

Continue Reading

Kosovë

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike

Published

on

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

“Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike”, thuhet në postimin e ministrisë në Facebook.

Për më shumë, gjatë takimit zyrtarë, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Panamaja e njohu Republikën e Kosovë si shtet të pavarur me 16 janar 2009, derisa marrëdhëniet diplomatike u vendosën me 27 gusht 2013 me nënshkrimin e një komunikate të përbashkët në mes të dy vendeve. 

Continue Reading

Kosovë

Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

#

Continue Reading

Trending