Connect with us

Arbëri

Edi Rama: Do mbështesim Kosovën, ka krizë energjetike e pritet dimër i rëndë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova po përgatitet për një dimër të rëndë sa i përket energjisë elektrike dhe se Shqipëria do ta mbështet sa më shumë që ka mundësi.

Rama gjatë një bisede online me qytetarët dhe mediat, tha se me transformimin e termocentralit në Vlorë, do të prodhojë 300 megavat dhe dy termocentralet lëvizëse do të japin 114 megavat që është e rëndësishme për një balancë energjetik në kushtet e krizës.

Sipas tij, dy termocentralet lëvizëse janë si një rezultat i një pune të madhe diplomatike deri në nivel më të lartë dhe do të nisin të prodhojnë në janar të vitit 2023.

Atyre që më përmendin Kosovën i them se Kosova ka halle shumë më të mëdha që janë të një natyre tjetër, që janë halle që vinë nga një strukturë tjetër e prodhimit të energjisë dhe nuk është çështja e Qeverisë sot. Por Kosova ka kufizime të rënda energjie dhe përgatitet për një dimër edhe më të rëndë. Ndërkohë, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën për të dhënë e për të marrë, që të mbështesim njëri tjetrin dhe ta mbështesim Kosovën sa më shumë“, tha ai.

Ai tha se Shqipëria do të jetë ekspertues neto i energjisë brenda vitit 2030. /kp

Arbëri

Nga incidenti me armë zjarri mbetet i vrarë këngëtari Amar Ismani

Published

on

Në një përleshje me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në Shkup, në lokacionin e njohur si Rruga e Plastikave mbeti i vrarë këngëtari shqiptar, Amar Ismani.

Në incident janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë.

Lajmin për vdekjen e artistit e bëri të ditur edhe vëllai i tij, Edin Ismani në rrejtin social Facebook.

Continue Reading

Arbëri

Në Tiranë arrestohen 4 kosovarë për trafikim armësh

Published

on

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas të Kosovës të dyshuar për trafikim të armëve dhe municioneve. Në këtë aksion u  sekuestruan 10 armë zjarri.

Gjatë operacionit, në vend parkimin e një terminali autobusësh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Sipas policisë, transporti i armëve u realizua me një autobus që drejtohej nga i dyshuari E.Th. dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar për shitje në Tiranë me çmim prej 1500-3000 euro.

Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë edhe në disa raste të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.

Continue Reading

Arbëri

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga mesnata, në Maqedoni të Veriut, filloi heshtja zgjedhore në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale qytetarët do të mund të zgjedhin mes kandidatit për president nga koalicioni për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski dhe Gordana Siljanovska- Davkova, kandidate e partisë opozitare VMRO DPMNE.

Për këto zgjedhje parlamentare u dorëzuan 17 lista kandidatësh, 16 nga partitë dhe koalicionet politike dhe një nga një grup zgjedhësish. Në zgjedhje marrin pjesë 61 parti. Prej tyre, 11 në mënyrë të pavarur dhe 50 në pesë koalicione.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale.

Continue Reading

Trending