Connect with us

Kosovë

Escobar: Duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi

Published

on

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, kanë thënë se e ardhmja e Kosovës dhe Serbia është në BE, por pas normalizimit të marrëdhënieve.

Escobari ka thënë se duhet të largohet narrativa se Kosova është Serbi, pasi thotë se të dyja janë Evropë.

“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve ’90 dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, u shpreh Escobar për Kurir.

Ai beson se Ballkani Perëndimor është i aftë të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe se duhet të fokusohet në të për të ecur përpara.

Lajçak vuri në dukje se rruga drejt BE-së për të dyja palët është përmes dialogut dhe se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin është e nevojshme sepse ” ‘status quo’ nuk është e qëndrueshme”.

“Është shumë e rëndësishme që të kalojmë përtej fazës aktuale ku po flasim pothuajse çdo ditë me dy liderët vetëm për të shmangur tensionet më të mëdha dhe të fillojmë të flasim më shumë për tablonë më të madhe”, ka thënë ai, shkruan Danas.

Ai theksoi se pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë anëtarësim në BE.

“Duhet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe se i takon të dyja palëve të bien dakord se çfarë përbën një kompromis për to”, deklaroi Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u takuan në gusht në Bruksel. Aty ranë dakord për takime të nivelit të lartë në baza mujore. Por kur kanë kaluar 17 ditë nga shtatori, ende s’ka datë për takimin e radhës mes dy liderëve./Koha

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet personi i dyshuar për sulm ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Published

on

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur, janë sulmuar fizikisht nga një person, mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Zlipotok të Dragashit. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.,

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rreth orës 18:30, policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore , të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje.

Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar për këtë sulm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Trending