Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Prishtinë ka mbajtur protestë kundër grevës.

Me thirrjet “Hapni çerdhet”, prindërit kanë qëndruar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga SBASHK-u dhe Qeveria të gjejnë një zgjidhje derisa kanë potencuar se fëmijët nuk kanë faj.

Të hënën (19 shtator), këshillat e prindërve të institucioneve “Yllka” dhe “Dielli” iu bënë thirrje edukatoreve t’i hapin çerdhet.

Nga 25 gushti, mësimdhënësit janë në grevë me kërkesën që të marrin 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga./Koha

Të ngjashme

Të tjera