Connect with us

Ferizaj

Parandalimi i dukurive negative – kryetema e takimit të policisë me drejtorët e shkollave të Ferizajt

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit, mbajti takim me drejtorët e shkollave të komunës së Ferizajt me qëllim të rritjes së sigurisë dhe bashkëpunimit për parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla.

Në takimin i cili u mbajt të mërkurën, më 20.09.2023 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, morën pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani dhe 33 drejtorë të shkollave të mesme të larta dhe të ulëta të komunës së Ferizajt.

Major Xhavit Xhokli nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njoftoi të pranishmit për mbajtjen e  ligjëratave në të gjitha shkollat e rajonit të Ferizajt, me tema të ndryshme për vetëdijesimin e nxënësve në parandalim e dukurive negative.

Majori Xhokli i siguroi të pranishmit se policia rajonale do të vazhdojë do të shtojë aktivitetet e policisë, pasi sipas planit ‘’ Siguria në shkolla’’ në parandalim të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla, përpos policëve  me uniformë janë të angazhuar edhe pjesëtarë të policisë me rroba civile.

Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të organizojë takime me drejtorët e shkollave edhe në

komunat tjera të rajonit të Ferizajt.

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Trending