Connect with us

Kosovë

Qeveria e Kosovës vendos regjim të vizave për rusët

Published

on

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë regjimin e vizave për shtetasit e Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se shtetasit rusë me pasaportë të rregullt, zyrtare e diplomatike si dhe ata që kanë lejeqëndrimi biometrik të lëshuar nga shtetet e Schengenit do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës. për të hyrje, tranzit dhe qëndrim në Kosovë.

“Të gjithë shtetasit e Federatës ruse me pasaportë të rregullt apo diplomatike dhe ata që kanë lejeqëndrim biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të duhet të pajisen me vizë për hyrje në Kosovë”, tha Kurti.

Zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, ka thënë se propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, është në koherencë me vendimin e BE-së

“Për shtetasit e federatës ruse dhe obligimet e tyre për pajisje me vizë hyrëse në Republikën e Kosovës pa dallim. Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, u shpreh ajo./GE

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Filloi numërimi i votave nga diaspora

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet lokale, të cilat u realizuan përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave 29,636 janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar – kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit.

Arsyet e refuzimit janë kryesisht sepse mungon dëftesa e regjistrimit apo ndonjë dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja, tha ai.

“Nga ky numër i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime, nuk mund ta dijmë për momentin se sa është numri i saktë i fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe sa prej tyre i takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Një votues ka pasur të drejtë të dërgojë nga një fletëvotim për secilin lloj të zgjedhjeve. Hapja e këtyre pakove/zarfeve do të bëhet nga ekipet e hapja dhe numërimi i pakove do të bëhet nga ekipet e QNR-së dhe më pas do të publikohen statistikat për çdo komunë.

Continue Reading

Kosovë

“Liri për çlirimtarët” përfundon protesta në Tiranë 

Published

on

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Skenderbej”  në Tiranë, ku me thirrjen “Liri për çlirimtarët” u mbajt protesta në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u gjykuar për krime lufte në Hagë.

Protesta në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë filloi me himnin kombëtar shqiptar.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se përmes kësaj proteste, populli ka ngritur zërin për drejtësi.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu që të mbrojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të mbrojmë gjakun e derdhur për liri, që të mbrojmë nderin e çlirimtarëve tanë.

UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit”, u shpreh Gucati.

Në mbështetje të protestës, fjalim mbajti edhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtarë, përballë padrejtësive që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovë, çlirimtarëve që luftuan për lirinë e vendit të tyre.  Në vitin 2022, isha në Hagë, për të takuar personalisht Presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Aty unë e pashë që këta burra nuk ishin të frikësuar. Ata ishin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet”, tha Moisiu.

Një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, kërkoi unitet mes shqiptarëve në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se “liria e Kosovës nuk duhet të shndërrohet në arenë për politika individuale e partiake”.

Ai u bëri thirrje forcave politike shqiptare që të shmangin përçarjet dhe të ruajnë unitetin kombëtar.

Manifestime të ngjashme kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë mbajtur në gusht në Prishtinë dhe në shtator te selia e Speciales në Holandë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Ata janë duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020.

Continue Reading

Kosovë

Protesta në përkrahje të UÇK-së mbush sheshin “Skenderbej”

Published

on

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Skenderbej” në Tiranë,  ku nga ora 17:00 është planifikuar të mbahet protesta në mbështetje të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Me autobusë e vetura,  qytetarë nga Kosova, Maqedonia dhe  Lugina e Preshevës kaluan pikën e kufitare të Morinës në drejtim të Tiranës, që nga orët e para të mëngjesit .

Për të lehtësuar qarkullimin dhe pjesëmarrjen në protestë, është marrë vendimi që kalimi në “Rrugën e Kombit” të bëhet pa pagesë.

Protesta pritet të shënojë një pjesëmarrje të gjerë, ndërsa thirrjet për drejtësi dhe përkrahje ndaj figurave të UÇK-së po bashkojnë shqiptarët nga të gjitha trojet.

Manifestime të ngjashme kundër Gjykatës Speciale e në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë mbajtur në gusht në Prishtinë dhe në shtator te selia e Speciales në Holandë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Ata janë duke u mbajtur në paraburgim që nga viti 2020.

Continue Reading

Trending