Connect with us

Ferizaj

Vazhdojnë ndërprerjet e rrymës – Të hënën këto pjesë të Ferizajt mbesin në “terr energjetik”

Published

on

KEDS-i ka njoftuar se në një pjesë të Ferizajt të hënën e 3 tetorit do të ketë ndërprerje të rrymës.

Sipas njoftimit, rryma do të ndalet për pesë orë, nga ora 09:00 deri në ora 14:00, përcjell TV TEMA.

Vendet në të cilat do të ndalet rryma janë : Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak, Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Si arsye, KEDS-i ka thënë se është mirëmbajtja preventive.

Njoftimi i KEDS-it:

TS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Varoshi  (kodi: 40042005) prej orës 09:00- 14:00.

Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak, Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Kupa e Kosovës në hendboll mbetet në Ferizaj

Published

on

Hendbollistët e Kastriotit fituan për herë të tetë Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Besa Famgasin me rezultat 29:24.

Në praninë e rreth 3 mijë shikuesve të mbledhur në palestrën “Bill Klinton”, dy finalistët në pjesën e parë ishin të barabartë ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë dhe kjo epërsi u mbajt deri në fund.

Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i turneut përfundimtar të Kupës.

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.  Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Kujtojmë që në gjysmëfinale,  Kastrioti mposhti Rahovecin me rezultat 27:24 kurse në takimin tjetër Besa e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:24.

Continue Reading

Trending