Këshilli grevist i BSPK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar se greva pezullohet.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e dha lajmin se do të veprojnë sipas vullnetit të shumicës.

“Falenderoj prindërit dhe qytetarët. Falenderoj nxënësit që vlerësuan grevën. Uroj që Qeveria të nxjerr mësime nga greva e të respektojë sindikatat. Ne do të veprojmë sipas vullnetit të shumicës. Do të vazhdojmë së bashku veprimin tonë sindikal. Kërkojmë nga Qeveria të kemi dialog të sinqertë dhe të mbajnë fjalën për ligjin e pagave. Greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023”, tha Jasharaj, përcjell TV TEMA.

Përderisa të premten SBAShK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, më së largu deri në janar 2023, janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Të ngjashme

Të tjera