Connect with us

Arsim

AVONET: Qeveria po ndëshkon padrejtësisht mësimdhënësit

Published

on

Rrjeti i OJQ-ve AVONET thotë se Qeveria po ndëshkon padrejtësisht mësimdhënësit.

Sipas AVONET-it po tentohet të krijohet një sistem ku askush nuk mund të dal në grevë, përcjell TV TEMA.

AVONET qasjen e krijuar nga Qeveria e Kosovës duke selektuar për pagë vetëm kategorinë e mësimdhënësve e konsideron si tendencë të Qeverisë për të ndëshkuar këtë kategori pa të drejtë dhe kjo qasje e Qeverisë tashmë është shndërruar në luftë politike dhe jo zbatim të legjislacionit“, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Veprimet e Qeverisë, ky rrjet i organizatave po e sheh si shkelje të të drejtave të njeriut dhe shtype të sindikatave.

Deklarata e plotë për media e AVONET:

AVONET: Qeveria e Kosovës ndëshkon padrejtësisht mësimdhënësit, duke tentuar të krijoj një sistem ku askush nuk mund të grevoj e të shpreh pakënaqësi

Prishtinë; 05 tetor 2022; AVONET ka përcjell me shqetësim gjendjen e krijuar me grevën e mësimdhënësve në Kosovë. AVONET qasjen e krijuar nga Qeveria e Kosovës duke selektuar për pagë vetëm kategorinë e mësimdhënësve e konsideron si tendencë të Qeverisë për të ndëshkuar këtë kategori pa të drejtë dhe kjo qasje e Qeverisë tashmë është shndërruar në luftë politike dhe jo zbatim të legjislacionit.

Kjo Qeveri po mundohet që të krijoj një sistem ku askush nuk mund të grevoj dhe paraqet paralajmërim edhe për sindikatat tjera të punëtorëve, duke tentuar të krijoj nje sistem ku askush nuk mund të shpreh pakënaqësi sepse pasojnë ndëshkimet.

Ky veprim i Qeverisë paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe për qëllim ka shtypjen e sindikatave, ku punëtorët nuk do të mund më ti shprehin pakënaqësitë.

E drejta për grevë është e drejtë e njeriut, është e drejtë e garantuar  edhe me Konventa Ndërkombëtare dhe si e tillë nuk mund të mohohet.

Qasja e Qeverisë për të mos i paguar mësimdhënësit e rëndon edhe më shumë gjendjen aktuale financiare dhe ekonomike të tyre, duke marrë parasysh rritjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Mospagesa e mësimdhënësve ua bën të pamundur jetesën kësaj kategorie, duke marre parasysh se shumë familje të ardhur të vetme e kanë këtë rrogë mujore, poashtu shumica e tyre janë edhe në obligime nga kreditë dhe ka prej tyre që edhe mjekohen.

Përveç mohimit të pagës, kjo katgori tashmë qe një muaj është përballur edhe nga sulme dhe linqime të ndryshme, duke i ofenduar në masë ekstreme, madje edhe duke i quajtur analfabet dhe të paaftë, çka për AVONET konsiderohet e papranueshme.

Sot, me 5 tetor, në ditën ndëkombëtare të mësuesit, kjo Qeveri ua dha goditjen e fundit, duke mos i paguar ata.

AVONET e vlerëson lartë kontributin e mësimdhënësve në çdo kohë, e duke rikujtuar që ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në formimin e shtetit të Kosovës, sepse, të njejtin asnjëherë nuk u dorëzuan edhe në kohën e okupimit dhe përndjekjeve ndaj tyre.

Andaj, AVONET kërkon nga Qeveria e Kosovës të reflektoj dhe ta ekzekutoj pagesën për mësimdhënësit, duke ju rikujtuar se në bazë të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetqeverisje Lokale, konkretisht neni 17, ku janë të përcaktuara Kompetencat Vetanake, Komuna e ka përgjegjësinë për pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve të arsimit.

Arsim

Shkollat profesionale, një mundësi strategjike për vajzat në Kosovë

Published

on

Kosova numëron mbi 60 shkolla profesionale në gjithë vendin të cilat kanë drejtime specifike që sigurojnë një vend pune për të diplomuarit në Kosovë. Kjo sepse nevojat e tregut në vend janë të lidhura ngushtë me aftësitë që i ofrojnë shkollat profesionale, dhe në të njëjtën kohë bizneset janë në kërkim të vazhdueshëm për fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Shumë profile, të cilat dikur janë menduar si profesione teknike e të djemve, tani po ndiqen nga vajzat të cilat po marrin aftësitë e duhura që po ua hapin dyert për punësim të suksesshëm në drejtime si ICT, programim, arkitekturë, agrobiznes, konfeksion, ngrohje dhe klimatizim, auto- mekanik, përpunues të metaleve, ndërtimtari, instalues elektrik e shumë profesione të tjera.

Në fillim të verës, shkollat e aftësimit profesional në mbarë Kosovën kanë mbajtur ‘Ditët e Hapura’ për ti njoftuar të rinjtë filloristë për mundësitë që i ofrojnë për praktikë profesionale dhe lidhjen me tregun e punës.

Të gjitha këto mundësi në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional i hapin vajzave dyert drejt një karriere të qëndrueshme dhe mundësi punësimi të menjëhershëm.

“Ditët e Hapura” janë përkrahur nga organizata ‘Kosova Women 4 Women’ në kuadër të iniciativës “Her path, Her skills” financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Nga kjo përvojë është e qartë se për vajzat në shumë Komuna të Kosovës duhet të vazhdojmë me insistim që nxënësit, dhe prindërit e tyre, të marrin vendime të informuara për karrierën e tyre.

Arsimi profesional u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në fusha të ndryshme, të pajisen me një diplomë të njohur dhe, mbi të gjitha, të kenë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në tregun e punës.

Drejtohu në shkollën më të afërt profesionale në Komunën ku jeton, merr informacione për profesionet dhe përzgjedh njërin nga to.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë.

Zgjedh shkollën për aftësi karriere!

* Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Trending