Connect with us

Ferizaj

“Bifrukacioni” ofron marrëveshje të “diskutueshme” për borxhlinjtë

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, të hënën publikoi një listë të borxhlinjve të kësaj kompanie, ku kërkoi nga ta që brenda shtatë ditësh të kryejnë obligimet përndryshe do të dërgohen tek përmbaruesi.

Menaxheri i departamentit të shitjes në këtë kompani, Shkelzen Selmani thotë se borxhlinjve po u japin mundësinë që deri në tre vjet ta paguajnë borxhin me këste.

Në kompaninë “Bifurkacioni” ka arrit niveli i llogarive të arkëtueshme në afër 7 milionë euro. Ne kemi njoftu mbi 1500 konsumatorë me mbi 1000 euro borxhe, i kemi lutë që të vijnë në kompani ta bëjnë një pagesë 20 apo 30% dhe ta bëjmë riprogramimin që na lejon ligji, deri në 3 vjet që mos t’i dërgojmë në përmbarues“, deklaroi Selmani.

Për ata që nuk lajmërohen dhe të nënshkruajnë marrëveshje për larjen e borxhit, Selmani thotë se brenda muajit dë të dërgohen tek përmbaruesi.

Deri tani afër 500 kontrata i kemi bë. Nuk jemi të interesuar që direkt t’i dërgojmë konsumatorët në përmbarues por tu ofrojmë një mundësi që të riprogramohen borxhet“, shtoi Selmani.

“Bifurkacioni” planifikon që pas borxhlinjve me mbi 1 mijë euro borxhe të thërrasin për shlyerje të borxhit edhe ata me borxh mbi 500 euro.

Televizoni Tema ka kontaktuar edhe me një përmbarues privat, i cili tha se obligimet e shërbimeve publike kanë afat ligjor për dërgim tek përmbaruesi 1 vit.

Tutje shtoi se lëndët që kanë fatura më të vjetra se 1 vit mund të refuzohen nga Gjykatat.

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending