Connect with us

Kosovë

Infermierët shprehen të pakënaqur me ligjin e ri për pagat

Published

on

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë, janë shprehur të pakënaqur me koeficientin 5.6 në Projektligjin e ri të pagave, i cili tashmë është në konsultim paraprak. Nga kjo sindikatë deklarojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë do ta dërgojnë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa e tyre e kamotshme që të gradohen njëjtë sikurse fizioterapeutët dhe logopedët, vazhdon të jetë ende kyçe karshi këtij ligji.

Kryetari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, Përparim Berisha thotë se pritshmëritë karshi ligjit të ri të pagave nuk janë të mira.

Ndonëse shprehet se ka përmirësim krahasuar me ligjin e kaluar, Berisha për KosovaPress, thotë se kërkesat e tyre do t’i adresojnë në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë brenda 10 ditëve.

Pritshmëritë tona thuajse nuk janë të mira, ashtu siç kemi shpresuar, jemi të graduar me koeficient pak më mirë dhe me shumë të hollave, pak më mirë sesa me ligjin e kaluar. Mirëpo, dallimi është prapë në mes të infermierëve dhe fizeoteraputëve dhe logopedëve, ku ata janë graduar me koeficientë 6, kurse infermierët me koeficientë 5.6.

Infermierët janë ndarë në tri grupe në shërbimin parësor, dytësor dhe tretësor, kurse tek mjekët nuk e kemi një ndarje të tillë…

Ata kanë kërkuar që me çdo kusht të jenë baras me logopedët, fizioterapeutët me koeficinet 6 për shkak se sipas infermierëve, edhe ata i kanë 180 pikë akredituese shkollimi Bachelor, njëjt sikur fizioterapeutët dhe logopedët…

Dallimi është diku rreth 50 euro…Kjo ka shfaq pakënaqësi jo për shkak të ndoshta mjeteve monetare, por për shkak të gradimit, punës të infermierëve që sipas tyre është shumë më e rëndë se e fizioterapeutëve dhe logopedëve. E keni parë edhe në pandemi rolin kryesor e kanë pas infermierët dhe shërbimin ndaj të sëmurëve”, tha Berisha.

Ai paralajmëron se nëse kërkesat e tyre nuk adresohen me kohë atëherë edhe ky ligj do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, sikurse ai i kaluari.

Herën e kaluar kemi qenë shumë keq dhe për këtë arsye patëm dërguar në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit, shpresoj që këtë herë kërkesat tona nuk do të hasin në vesh të shurdhër dhe do të merren parasysh dhe do të rregullohen qysh tash pa shkuar ende në lexim të parë që mandej të mos ketë veprime të tjera sindikale si protesta apo dërgimi në Gjykatën Kushtetuese dhe të kthehet prapë gjithçka në pikën zero.

Ne jemi që ky ligj të vazhdoj të procedohet, por gjithmonë duke i marr parasysh kërkesat tona…Nëse nuk do të merren parasysh ne prapë do ta dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese gjithmonë në rast se ka kërkesa prej infermierëve, mjekëve dhe shërbimeve tjera mbështetëse”, theksoi kryetari i Sindikatës së Infermierëve.

Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me mungesë të infermierëve dhe ikje të profesionistëve shëndetësor nga vendi.

Berisha thotë se vetëm deri në fillimit të korrikut të këtij viti nga Kosova kanë ikur 400 infermierë.

Ai shtoi se si pasojë e ikjes së infermierëve, ka edhe reduktim të shërbimeve shëndetësore.

Unë i bëjë thirrje prej këtu Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe Ministrisë së Financave edhe kryeministrit që urgjentisht të shpall konkurs që të pranohen të paktën për këtë vit rreth 1 mijë infermierë që të mos ngarkohen infermierët me mbipunë dhe po ashtu të ketë edhe shërbime sa më cilësore për pacientët”, u shpreh Berisha.

Në mesin e këtij muaji, Ministria e Punëve të Brendshme ka proceduar për konsultime paraprake Projektligjin për pagat dhe projektligji për zyrtarët publikë. /kp/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Nesër do të mbahet seanca për Qeverinë e re të Kosovës

Published

on

Të mërkurën e 19 nëntorit është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Ajo do të nisë në orën 14:00.

Ndërkaq, në orën 11:00 është thirrur një seancë tjetër me disa pika të rendit të ditës, sikurse janë formimi i komisioneve parlamentare, më pas shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimi i buxhetit për tri komuna të Kosovës (Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok), çështja e financimit të Radio Televizionit të Kosovës dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca për Qeverinë mbahet në ditën e fundit të mandatit kushtetues, pasi presidentja Vjosa Osmani, mandatoi më 4 nëntor Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e ekzekutivit të ri.

Sipas praktikave, Konjufca pritet të paraqesë një ekspoze para 120 deputetëve dhe të prezantojë kabinetin e ri qeverisës, për votimin e të cilit kërkohen të paktën 61 vota.

Pas propozimit si mandatar nga LVV-ja, Konjufca tha se dëshiron bashkëpunim me partitë parlamentare, por jo edhe ndonjë marrëveshje koalicioni.

Ai tha se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Ndërkaq, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh as “mundësi teorike” që të arrihet një koalicion me partitë e tjera shqiptare, të cilat, sipas tij, kanë “ndërtuar një urrejtje hibride ndaj meje”.

Gjatë propozimit të Konjufcës për mandatar, Kurti tha se ai do të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës – post, që Kurti e kishte propozuar Konjufcën në ekzekutivin e propozuar më 26 tetor. Atëkohë, Kurti dështoi të siguronte 61 votat e nevojshme të deputetëve.

Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri.

Mandatari i parë për kryeministër, sipas Kushtetutës i takon partisë së parë.

Pas dekretimit të Konjufcës, Osmani tha se partitë e tjera të mëdha shqiptare nuk kishin emër për mandatar, duke shtuar se në Kushtetutë thuhet se nëse ka emër të propozuar për mandatarin e dytë, presidentja duhet ta emërojë atë, e nuk ka hapësirë që të refuzojë emërimin e tij.

LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 24 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i PDK-së

Published

on

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në konventën e mbajtur sot në Prishtinë, Hamza u zgjodh me votim të hapur pasi nuk kishte kundër kandidat tjetër.

Zgjedhja e tij vjen pasi Memli Krasniqi ditë më parë dha dorëheqje nga kreu i partisë.

Pas zgjedhjes, Hamza falënderoi delegatët dhe bashkëpartiakët e tij për besimin e dhënë.

“Sot më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm dhe një detyrë që e pranoj me nder dhe përkushtim të plotë. Falë punës, sakrificës dhe besimit tuaj, PDK-ja vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët”, ka thënë Hamza duke premtuar hapjen e partisë për kuadro të reja, forcimin e strukturave partiake, ndërtimin e frymës së bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë.

Bedri Hamza, 62 vjeç, dy herë ka shërbyer si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit ishte kryetar i Mitrovicës së Jugut.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare ai ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.

Continue Reading

Kosovë

Clark: Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK

Published

on

Wesley Clark u pyet nga avokati i Thaçit për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilirarizimit.

Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë, dhe ai u përgjigj me po.

“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjetër. Nuk duhej se kishte qenë në mal duke luftuar. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark.

“Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë. Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit. Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar, por kishte grupe luftëtarësh në nivel rajonal dhe lokal “që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”.

Clark: UÇK-ja nuk kishte zinxhir komandues

Më shumë lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Clark theksoi se nuk ka pasur kontroll civil mbi UÇK-në.

Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.

Clark: Nuk kishte shumë informacion për UÇK-në më 1998

Tani Misetiq po e pyet Clarkun se sa shumë dinte ai në verën dhe vjeshtën e 1998-tës për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Clark theksoi se “nuk kishte shumë informacione, nuk kishte shumë gjëra për të folur për sa i takon komandës”.

“Më sa dinim ne bëhej fjalë për grupe lokale, që ishin krijuar pak a shumë si përgjigje ndaj shtypjes serbe ndër vite. Në veçanti, pas vrasjes së familjes Jashari, u krijua në alarmi i përgjithshëm dhe për këtë arsye njerëzit gjithnjë e më tepër po i formonin këto grupe lokale. Kaq dinim ne”, tha ai.

Ai tha se asokohe “unë sigurisht mora më shumë informata lidhur me UÇK-në nga serbët, sesa nga forcat tona”.

“Serbët kishin pika në identifikuar në hartë, të cilat i identifikonin si të ashtuquajtura pika terroriste. Ata po mundoheshin të grumbullonin informacione në to, por shumica e njerëzve në këto grupe kishin shtëpi dhe familje. Ata mundoheshin ta jetonin jetën e tyre dhe ta mbronin familjen dhe veten”, dëshmoi Clark.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending