Connect with us

Ferizaj

Aksident trafiku me lëndime tek stacioni i autobusëve në Brezovicë

Published

on

Policia e Ferizajt njofton se afër stacionit të autobusëve në Brezovicë ka pasë aksident trafiku me lëndime.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”, thuhet ndër të tjera në raport.

Dy dretjuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime.

Raporti i plotë i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Afër stacionit të autobusëve, Brezovicë 09.10.2022 – 02:20. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.  

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending