Connect with us

Ferizaj

Mosmarrëveshje për pronë – Dy persona nga Burrniku bëhen për spital

Published

on

Policia e Ferizajt raporton për një rast të lëndimit të rëndë trupor në fshatin Burrnik.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona që ishin rrahur mes vete për mosmarrëveshje pronësore, përcjell TV TEMA.

Të dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor kurse shtëpitë e tyre janë kontrolluar nga Policia.

Në shtëpitë e tyre u sekuestruan pushkë gjuetie, revole e fishekë kurse të dy janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR 

Fsh. Burrnik, Ferizaj 14.10.2022 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending