Connect with us

Kosovë

Kurti kërkon nga qytetarët që të kontribuojnë në Fondin për Siguri

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, të hënën, nga foltorja e Kuvendit, iu ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin për siguri.

Këtë thirrje e ka bërë gjatë prezantimit të Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, ku tha se krahas rritjes së buxhetit për FSK-në po shtohen edhe mjetet nga qytetarët, të grumbulluara në Fondin e Sigurisë.

Ai ka thënë se krahas rritjes se buxhetit dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kane pershoejtuar blerjet ushtarake dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Kemi krijuar linja të reja të furnizimeve me sisteme të armatimit në mënyrë të drejtpërdrejt shtet më shtet, duke shkurtuar kohën e furnizimit dhe koston financiare”, ka thënë Kurti.

Fondi i Sigurisë është krijuar më 1 mars me qëllim që të mblidhen mjete nga qytetarët e bizneset për të rritur buxhetin për ushtrinë e Kosovës.

Kurti ka thënë po ashtu se vendi synon anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe në mekanizma të tjerë të sigurisë.

Sipas Kurtit, është duke u punuar edhe për aplikim për marrje të statusit të vendit kandidat për në BE.

Por pas fjalimit të Kurtit ka reaguar kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha i cili ka thënë se ky dokument është i dobët. Ai ka thënë se ky dokument ka ardhur i gatshëm dhe Komisioni nuk ka qenë i njoftuar për përmbajtjen.

Qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë dokument, nga unë personalisht”, ka thënë ai. Sipas tij dokumenti mund të përngjajë në një fjalim të kryeministrit, por jo si një strategji. Një vend që ka vend fqinj një që e paraqet edhe në Kushtetutëe dhe nuk e përfshin këtë çështje në strategji është gabim i madh“, ka thënë Berisha.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkoi që të paraqesë raportin e Komisionit e jo qëndrimin e tij si deputet./koha

Kosovë

Shtyhet seanca ndaj Simiq dhe Vukasinoviq të akuzuar për sulm ndaj gazetarëve

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është shtyrë seanca fillestare lidhur me aktakuzën ndaj deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vuksanoviq, të cilët akuzohen se nxitën protestuesit që të sulmonin gazetarët shqiptarë gjatë tensioneve në Leposaviq, më 16 qershor të vitit 2023.

Vendimi për shtyrje u morr pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar ato vetëm pjesërisht.

Simiq akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Ai dyshohet se më 16 qershor 2023 ka marrë pjesë në protestat kundër vizitës të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Leposaviq, kur protestuesit kanë hedhur shok bomba në drejtim të veturës zyrtare dhe më pas ka urdhëruar turmën të sulmojnë gazetarët.

Gjatë këtij sulmi, me shok bomba, mjetet të forta dhe përdorim të forcës fizike, dy gazetarë pësuan lëndime të rënda trupore.

Kurse i pandehuri i dytë, Urosh Vuksanoviq, akuzohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Kosovës.

Pas seancës, nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq u tha mediave se është i pafajshëm pasi nuk ka lidhje me rastin e sulmit ndaj gazetarëve në Leposaviq.  

“Nuk kam absolutisht asnjë lidhje me këtë incident dhe atëherë jam deklaruar publikisht dhe e kam dënuar atë sulm. Dhe natyrisht, edhe sot, para kësaj gjykate themelore këtu në Mitrovicë, publikisht deklarohem dhe e dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarëve dhe ekipeve të gazetarëve”, tha Simiq.

Mbajtja e seancës  fillestare u caktua për 9 tetor në ora 13:30.

Continue Reading

Kosovë

Çfarë tha Rubin në ditën e dytë të dëshmisë?

Published

on

James Rubin në ditën e dytë në bankën e dëshmitarëve foli për përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pati kritika ndaj vetë gjykatës si dhe foli për raportet e Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën në Kosovë.

Ai fillimisht tha se SHBA-ja fillimisht e përshkruante UÇK-në si organizatë me aktivitete terroriste, duke shtuar se “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”.

“Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.

Rubin e cilësoi të padrejtë mbajtjen në paraburgim për pesë vjet të të akuzuarve, duke kujtuar se ata u dorëzuan vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha Rubin.

Sipas tij, nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK.

Rubin tregoi detaje të një bisede telefonike mes Hashim Thaçit dhe presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në qershor 1999, dhe se si Thaçi ishte zotuar se do t’i respektonte pakicat ndonëse populli i tij ishte keqtrajtuar për vite të tera.

“Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin. Ai i kishte thënë presidentit Clinton se, pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin”, dëshmoi Rubin.

Gjithashtu, sipas Rubinit, ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

Duke folur për organet e OKB-së, Rubin tha se ato shpesh s’e përshkruanin mirë situatën në Kosovë. Ai u pyet për një raport të kësaj organizate të vitit 1998 ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se hezitoi t’i besonte raportit.

“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, u shpreh Rubin.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Rubin kritikon Specialen për paraburgimin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Kritikat e Rubinit për Specialen

James Rubin tregoi arsyet pse ai ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke thënë se kjo ka të bëjë me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale.

Ai e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha ai.

Sipas Rubinit, kjo s’ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe, sipas tij, Madeleine Albright nuk ka pasur këtë në mendje kur ka formuar Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

“Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, shtoi ai.

“Mua kjo më është dukur si fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending