Connect with us

Kosovë

Partitë politike – Më shumë shpenzime për fushata zgjedhore se të hyra

Published

on

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka shpenzuar mbi 1.3 milion euro për fushatat zgjedhore të vitit të shkuar.

Më 2021 u mbajtën zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të hënën shpenzimet e partive politike. Nga të dhënat e publikuara, bëhet e ditur se LVV-ja ka pasur të hyra gjatë vitit 2021 mbi 2.1 milionë euro, kurse ka shpenzuar mbi 2.3 milionë euro, pra 200 mijë euro më shumë.

Përveç fushatës, Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 600 mijë euro “për paga dhe kompensime”.

Ndërkohë partia e dytë me më së shumti shpenzime në fushatat e vitit të shkuar është Lidhja Demokratike e Kosovës. Shpenzoi mbi 750 mijë euro.

Sipas të dhënave, LDK-ja ka pasur shpenzime dyfish më shumë se të hyrat përgjatë vitit 2021.

Ky subjekt ka pasur të hyra gjatë vitit mbi 583 mijë euro, ndërsa ka shpenzuar 1 milion e 178 mijë euro, pra deficiti i përgjithshëm është gati 700 mijë euro.

Partia e dytë opozitare me më së shumti shpenzime për fushatat zgjedhore të vitit që shkoi është PDK-ja me mbi 362 mijë euro të shpenzuara.

Edhe PDK-ja ka shpenzuar më shumë se që ka pasur të hyra përgjatë një viti. Shpenzoi 49 mijë euro më shumë se që paraqiti të hyra.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpenzuar mbi 310 mijë euro gjatë fushatave zgjedhore.

Njësoj, edhe kjo parti, sipas të dhënave të KQZ-së, ka pasur më shumë shpenzime sesa të hyra përgjatë vitit 2021.

Me mbi 294 mijë euro të hyra dhe mbi 477 mijë euro shpenzime, AAK-ja ka regjistruar deficit prej 182 mijë eurosh gjatë 2021-tës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime./koha

Shiko edhe:

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending