Connect with us

Ferizaj

Aksident në rrugën Prevallë-Shtërpcë, vdes një person e tre mbesin të lënduar

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku në aksin Prevallë-Shtërpcë.

Sipas njoftimi, në aksident është përfshirë një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV TEMA.

“Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Touran po qarkullonte nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës dhe me të arritur në një kthesë, tek vendi i quajtur ‘’Kthesa e Kites’’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyejeve, për shkaqe ende të panjohura, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe automjeti kalon në anën djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe bie 27 metra poshtë rrugës dhe me këtë rast, veç dëmeve të shkatuara materiale në automjet,  një person me inicialet K.J (F/MV) e moshës, rreth 70 vjeçare humb jetën”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Me datën 05.11.2022 rreth orës 18:00 në aksin rrugor Prevallë–Shtërpcë tek vendi i quajtuar ‘’ Kthesa e Kites ‘’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyjeve në Shtërpcë ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa të Maqedonisë së Veriut.

Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Touran po qarkullonte nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës dhe me të arritur në një kthesë, tek vendi i quajtur ‘’Kthesa e Kites’’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyejeve, për shkaqe ende të panjohura, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe automjeti kalon në anën djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe bie 27 metra poshtë rrugës dhe me këtë rast, veç dëmeve të shkatuara materiale në automjet,  një person me inicialet K.J (F/MV) e moshës, rreth 70 vjeçare humb jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestar në Shtërpcë, ndërsa 3 persona tjerë, pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Shtërpcë,  për tretman të mëtutjeshëm mjekësor,  me autoambulancë dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Personat e lënduar janë:

M.J ( M/MV) 46 vjeçar – drejtues i automjetit

H.S ( F/MV ) e moshës 65 vjeçare,

A.S ( M/MV) 27 vjeçar,  ndërsa

E.J  ( M/MV) 11 vjeçar nuk është raportuar se ka lëndime.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në koordinim edhe me Prokurorin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka dalur në vendin e aksidentit, i ka  marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

Pëmes zyrës ndërlidhëse janë njoftuar edhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. 

Për veprime tjera në lidhje me aksidentin, do të njoftoheni me kohë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending