Lidhaj Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj njofton se ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme.
Në njoftimin e dhënë nga kjo degë, thuhet se kanë nevojë për prurje të reja, teksa ftohen të kthehen edhe ata që tashmë janë larguar nga LDK.
“Bartës i procesit zgjedhor do të jetë komisioni kordinues i cili kryesohet nga Flamur Istrefi nënkryetar i deritanishëm e shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, e në përbërje të tij janë edhe Kryetarja e FG Bahrije Hyseni, nga FR asambleistja Verona Isaku, ardhja e re nga shoqëria civile Visar Azemi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Imri Ahmeti i cili do ta monitoroj në tërsi procesin“, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kjo degë falenderoi kryetarin aktual, Muharrem Svarqën për punën e tij në krye të degës.
Postimi i plotë:
Dega e LDK-së në Ferizaj ka mbajtur mbledhjen e fundit të Kryesisë së saj para fillimit të procesit zgjedhor të strukturave të saj, sipas rekomandimeve nga vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në takimin e kryesuar nga Kryetari Muharrem Sfarqa e ku mori pjesë edhe sekretari i pergjithshëm i LDK- së z.Imri Ahmeti anëtarët e Kryesisë u njoftuan me një varg masash që ndërlidhen me nevojen e strukturimit më gjithëperfshirës të Degës, konsolidimin, unifikimin, funksionalizimin dhe pasurimin e saj me prurje të reja kuadrovike nga të gjitha grupet e komunitetet si ato; të sportit, biznesit, kulturës, grupeve tjera të interesit dhe organizmave tjerë të shoqërisë civile.
Bartës i procesit zgjedhor do të jetë komisioni kordinues i cili kryesohet nga Flamur Istrefi nënkryetar i deritanishëm e shef i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, e në përbërje të tij janë edhe Kryetarja e FG Bahrije Hyseni, nga FR asambleistja Verona Isaku, ardhja e re nga shoqëria civile Visar Azemi dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Imri Ahmeti i cili do ta monitoroj në tërsi procesin.
Dega e LDK-së në Ferizaj fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të bëhen pjesë e këtij procesi.
Gjithashtu fton të rinjët e të rejat që ti bashkohen partisë sonë. Fton gjithashtu të gjithë ata që jan larguar nga LDK me arsye e pa arsye që të kthehen në shtëpinë e tyre, për të mirën e përbashkët dhe të Kosovës.
Dega e LDK-së falënderon të gjithë aktivistët dhe udhëheqësit e saj. Në veqanti falënderon Kryetarin e deritanishëm z.Muharrem Sfarqa që e udhëhoqi një dekadë të plotë Degën tonë me sukses duke fituar disa herē zgjedhjet e dy niveleve deri në krijimin e një fryme iracionale ndëshkuese ndaj saj duke prodhuar pasoja që u reflektuan së fundi.
Të dashur qytetarë,
Të dashur Ferizajas,
LDK po kthehet fuqishëm.
Ne po kthehemi, ejani bëhemi bashkë, për Ferizajn e për Kosovën.
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.
Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.
Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).
Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.
Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.