Connect with us

Ferizaj

Arrestohet 15 vjeçari për therrjen e 21 vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Ferizajt njofton se ka arrestuar një person që dyshohet se ka therrë një 21 vjeçar.

I arrestuari është një 15 vjeçar, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e gjarjes. Nga informatat e para është mësuar se një person S.G (M/K) i moshës 21 vjeçar ka pësuar lendime të rënda trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Për ndihmë mjekësore, fillimisht viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime, e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është dërguar në Qendrën Klinike Unversitare në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit, e cila nën autorizim të prokurorit kujdestar kishte nisur hetimet.

Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të infomacioneve në terren , hetuesit kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij, të cilin më pas e kanë arrestuar.

I dyshuari A.A ( M/K) i moshës 15 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe prindit të tij, me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i rëndë trupor”.

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet në person në Ferizaj i dyshuar për dhunë në familje

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari u arrestua të mërkurën dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Ferizaj 26.11.2025 – 12:11 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending