Connect with us

Botë

Botërori 2022 fillon nesër, njohësit shohin më shumë se një favorit

Published

on

Kampionati i 21-të i Kupës së Botës fillon të dielën në Katar.

32 kombëtare luftojnë për të marrë epitetin e më të mirit në botë.

Njohësi i sportit, Rrahman Kurti teksa thotë se ka disa favoritë për këtë kampionat shton se Cristiano Ronaldo e Leonel Messi do japin gjithçka nga vetja për të quar kombëtaret e tyre përpara.

Ky kampionat do jetë shumë interesnt. U bë në vjeshtë falë ikonës Beckenbauer i cili dha idenë që të zhvillohet në vjeshtë. Brazili është skuadra më favorite por mund të dështojë pasi që shumica e lojtarëve dinë të jenë egoistë e kjo mund t’i shkaktojë probleme. Rivaliteti më i madh do jetë mes Argjentinës, Brazilit dhe kombëtareve nga Europa si Anglia, Portugalia që do jetë nga skuadrat më të fuqishme por mos ta përjashtoj edhe Francën. Në çdo kampionat ka befasi, ska kampionat pa befasi por unë e shoh një kombëtare si Senegali që do jetë befasia e kampionatit. Do knaqemi me futboll e fokusi i njerzve shpresoj të jetë futbolli se me politikë jemi lodhë më“, deklaroi Kurti për TV TEMA.

Komentatori i Sporitt në Kujtesa Sport, Arbër Loxha për TV TEMA thotë se sivjet nuk ka vetëm një favorit, teksa shton Kevin De Bruyne po hyn në këtë kampionat në formën më të mirë të mundshme.

“Për mua janë 4 kombëtare që duken shumë të përgatitura për të shkuar deri në ndeshjen e fundit. Brazili, Argjentina, Portugalia dhe Anglia për mua janë favoritet në Katar 2022. Kam përshtypjen që këtë herë Messi po hyn më i përgatitur se kurrë. Shumë kush mund të pyes pse Anglezët i shoh si favorit? Anglezët asnjëherë nuk u paraqiten mirë nëpër botëroret tjera pasi e dimë qe FA nuk lë fare pushim, duke ditur qe organizon Premier ligën, FA cup dhe Kupën e ligës dhe kështu ata gjithmonë shkonin në boteror të shpenzuar për nga energjia në angazhim me klubet dhe gjërat vështirësoheshin ne aspektin fizik”, thotë Loxha për TV TEMA.

Dua të shtoj gjithashtu edhe diçka. Lojtari për të cilin do të mbaja vëmendje të madhe gjatë Botërorit është edhe Kevin De Bruyne. Ai po hyn në Katar me formën më të mirë të mundshme dhe me një perkrahje solide, belgët mund të dalin shumë mirë këtë herë“, shtoi ai.

Në anën tjetër, trajneri i futbolli, Vigan Shaqiri thotë se sivjet në finale e do Argjentinën dhe Brazilin derisa si lojtarët që mund të shpërthejë në botëror e sheh Jamal Musialen e Gjermanisë dhe Rafael Leaon e Portugalisë.

Besoj se ka me qenë një ndër kampionatet më të mira dhe shumë atraktive. Ka disa ekipe favorite jo vetëm një. Por përsëri për mendimin tim Argjentina është favorit kryesor dhe dëshira ime është të jetë në finale me Brazilin. Në të njejtën kohë nuk mund të anashkalojmë edhe Portugalinë e Francën që kanë super ekipe. Nëse kisha guxu me quajt befasi, mendoj që do jetë Maroku edhe pse nuk është e hijshme me e quajt befasi sepse ka lojtarë si Hakimi e Ziyech që luajnë në kampionatet më të forta“, shprehet Shaqiri.

Gazetari i Sportit në GazetaBlic Sport, Mërgim Rrecaj thotë se Ronaldo e Messi do bëjnë gjithçka që kombëtaret e tyre të fitojnë botërorin, por shton se duhet të mbahet një sy sepse lojtarët Musiala, Pedri, Leao, e Mbappe që do të jenë ‘fjala kryesore’ në Katar me ekipet e tyre.

Kampionati Botëror është pa asnjë dyshim kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit. Emocionet, rivalitetin dhe spektaklin që e jep ky organizim është i veçantë dhe i pakrahasueshëm. Megjithatë, Kupa e Botës që do të zhvillohet në Katar është më e veçantë se gjitha të tjerat për disa arsye, mbi të gjitha për kohën se kur do të zhvillohet, në muajin nëntor dhe dhjetor, që realisht nuk ka ndodhur diçka e tillë më herët.
Ky është Kampionati i 21-të Botëror dhe jo më kot konsiderohet njëri nga më të paparashikuarit. Ka dy kombëtare nga Amerika Latine dhe një nga Evropa që kanë epitetin kryesor të favoritit. Brazili dhe Argjentina në njërën anë nga Amerika e Jugut, kurse Franca nga ‘Kontinenti i Vjetër’, me ‘Seleçao’ që sipas mendimit tim ka pak më shumë përparësi se dy të tjerat.
Në asnjë mënyrë nuk mund të mos përmendet fakti që ky Botëror pritet të jetë i fundit për dy futbollistët që kanë ndryshuar ‘sensin’ e futbollit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldon. Të dyve ju mungon vetëm ky trofe, sepse në karrierën e tyre kanë fituar gjithçka që ishte për t’u fituar. Një gjë e tillë mund të thuhet edhe për Neymar, i cili ka deklaruar se ky pritet të jetë Botërori i tij i fundit. Do të ishte një përmbyllje fantastike sikur njëri nga këta në fund të kurorëzohet me trofeun e çmuar
” tha Rrecaj për TV TEMA.

Ka disa futbollistë të rinj që pritet të shkëlqejnë, me emra si Musiala, Pedri, Gavi, Bellingham, Saka, Leao, Vinicius e Mbappe që duan të jenë ‘fjala kryesore’ në Katar me ekipet e tyre. Kam përshtypjen se do të ketë disa befasi të mëdha gjatë këtij Kampionati Botëror, dhe një nga kombëtaret e vogla që unë mendoj se do të befasojë me rezultate pozitive është Danimarka, natyrisht një kombëtare e vogël në krahasim me kombëtaret favorite për ta fituar këtë komepticion. Një super skuadër e ndërtuar, me pika të forta që nga porta e deri tek sulmi, besoj që do të jetë në gjendje të shkojë relativisht lartë me rezultatet e saj“, shtoi Rrecaj.

Finalja e botërorit do të luhet më 18 dhjetor e fituesi përveç kupës, në shtëpi shkon edhe me 44 milionë euro.

Botë

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes

Published

on

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon, njoftoi Komisioni Evropian.

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok, u tha në njoftim.

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës – kanë marrë fondet e para të para-financimit.

Takimi në Shkup po ashtu do të jetë mundësi për të diskutuar për fusha të reja të bashkëpunimit: mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe rruga drejt tregut të përbashkët që do të përshpejtonte integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Gjatë takimit dyditor, Komisioni Evropian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

KE-ja tha se qëllimi i Planit të Rritjes është të stimulojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë shtetet e rajonit që t’i bashkohen bllokut.

Plani i Rritjes parasheh mbështetje financiare prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha sikurse energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, do të ketë takim të ndarë me komisionaren Kos sot dhe të dy më pas do të kenë një adresim të përbashkët të martën. Të martën do të mbahen dy panele, e para do t’i kushtohet Planit të Rritjes dhe e dyta për mekanizma specifikë dhe mbështetje për zbatimin e planit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Lëkundet armëpushimi pasi Izraeli thotë se Irani lëshoi raketa

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se Irani e ka “shkelur plotësisht” armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit duke lëshuar raketa pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Katz theksoi se e ka urdhëruar ushtrinë izraelite t’i rifillojë sulmet ndaj caqeve paramilitare dhe qeveritare në Iran.

Izraeli tha se ka vërejtur raketa të lëshuara nga Irani në hapësirën e tij ajrore më pak se tri orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, pasi si Izraeli, ashtu edhe Irani e kishin pranuar thirrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Pranimi i marrëveshjes nga të dyja palët mëngjesin e së martës erdhi pasi Teherani e kreu sulmin e fundit raketor ndaj Izraelit, si pasojë e të cilët humbën jetën katër njerëz në orët e hershme të mëngjesit të së martës, ndërkohë që Izraeli kreu bombardime në të gjithë Iranin para agimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është pajtuar armëpushimin dypalësh me Iranin, në bashkërendim me Trumpin.

Netanyahu tregoi se të hënën në mbrëmje e kishte njoftuar kabinetin e sigurisë së Izraelit se vendi ka arritur të gjitha synimet ushtarake në operacionin 12-ditor kundër Iranit, përfshirë eliminimin e kërcënimit nga programet bërthamore dhe raketore balistike të Iranit.

Izraeli gjithashtu ka dëmtuar udhëheqjen ushtarake iraniane dhe disa objekte qeveritare, si dhe mori kontrollin mbi hapësirën ajrore të Teheranit, tha Netanyahu.

“Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit”, tha Netanyahu.

Trump ka thënë mëngjesin e së martës se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi dhe u kërkoi të dyja vendeve të mos e shkelin atë.

“ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM MOS E SHKELNI!” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se armëpushimi hyri në fuqi në orën 7:30 të mëngjesit, por zyrtarët iranianë nuk kanë folur ende pas njoftimit të Trumpit për hyrjen e armëpushimit në fuqi.

Disa orë më parë, diplomati më i lartë i Iranit deklaroi se vendi ishte i gatshëm të ndalte sulmet ajrore.

Abbas Araqchi tha herët të martën se nëse Izraeli e ndal “agresionin e tij të paligjshëm” kundër popullit iranian jo më vonë se në orën 4 të mëngjesit me orën e Teheranit të martën, Irani nuk e ka ndër mend të vazhdojë me përgjigje ushtarake më pas.

“Operacionet ushtarake të Forcave tona të Armatosura të fuqishme për të ndëshkuar Izraelin për agresionin e tij vazhduan deri në minutën e fundit, në orën 4 të mëngjesit. Së bashku me të gjithë iranianët, i falënderoj Forcat tona të Armatosura të guximshme, të cilat mbeten të gatshme të mbrojnë vendin tonë të dashur deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dhe që iu përgjigjën çdo sulmi të armikut deri në minutën e fundit”, shkroi Araqchi në X.

Kur njoftoi pas mesnatës për një armëpushim të plotë për t’i dhënë fund një lufte, siç e quajti ai, 12-ditore, Trump la të kuptohej se Izraeli dhe Irani do të kishin kohë t’i përfundonin misionet që ishin në zhvillim e sipër, pas së cilave armëpushimi do të hynte në fuqi.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan shpërthime pranë Tel Avivit dhe Beershebas në jug të Izraelit, para se armëpushimi të hynte në fuqi.

Ushtria izraelite tha se gjashtë valë raketash u lëshuan nga Irani dhe shërbimi kombëtar i ambulancës në Izrael tha se katër njerëz u vranë në Beersheba, viktimat e para të raportuara në Izrael që nga shpallja e armëpushimit nga Trump.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve në Iran, SNN, raportoi të martën në mëngjes se Teherani lëshoi valën e fundit të raketave para se të hynte në fuqi armëpushimi.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, e siguroi marrëveshjen e Teheranit gjatë një telefonate me zyrtarë iranianë, tha për Reuters të martën një zyrtari të informuar për negociatat.

Në të njëjtën kohë, nënpresidenti amerikan JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff ishin në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë me iranianët, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Disa orë më parë, tre zyrtarë izraelitë kishin sinjalizuar se Izraeli po kërkonte të përfundonte fushatën e tij në Iran së shpejti dhe ua kishin përcjellë këtë mesazh Shteteve të Bashkuara.

Armëpushimi vjen pasi SHBA-ja i goditi centralet bërthamore të Iranit dhe Teherani u përgjigj duke sulmuar bazën ajrore amerikane në Katar.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.

Izraeli ngul këmbë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën.

Irani mohon se ka pasur ndonjëherë program për armë bërthamore, por udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, ka thënë se, nëse do të donte ta kishte një të tillë, liderët botërorë “nuk do të mund të na ndalonin”.

Izraeli, i cili nuk është palë e Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, është vendi i vetëm në Lindjen e Mesme që besohet të ketë armë bërthamore. Izraeli as nuk e pranon e as nuk e mohon këtë.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Irak

Published

on

Irani ka lëshuar disa raketa balistike drejt bazave amerikane në Katar dhe Irak.

Shteti i Katarit ka dënuar ashpër sulmin e Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid, megjithëse zyrtarët vendas kanë thënë se raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.

“Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ne theksojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni”, ka thënë Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, përmes një postimi në rrjetin social X.

Në ndërkohë, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se kanë mbyllur hapësirat ajrore.

Sekretariati i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit ka thënë se numri i raketave që Irani përdori për të sulmuar Bazën Ajrore Al Udeid në Katar ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të përdorën për të goditur objektet bërthamore iraniane, transmeton CNN.

Continue Reading

Trending