Ekipi i futbolli FC Ferizaj u ka shkëputur kontratën pesë futbollistëve që nga 1 dhjetori.
Florim Berisha është lojtari i fundit për të cilin ky ekip ka njoftuar se i ka shkëputë kontratën, përcjell TV TEMA.
“Lojtar që ishte lider në fushë dhe me një bagazh të madh në kaluarën, ishte pika jonë e fortë në këto dy sezonet e fundit“, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Lojtarët tjerë me të cilët ditëve të kaluara FC Ferizaj ka shkëputë kontratën janë: Qlirim Kashtanjeva, Edmond Salihu, Gzim Rusi dhe Gentian Emini.
Njoftimi i fundit nga FC Ferizaj:
FC Ferizaj njofton shkëputjen e marrëveshjes me ikonën e futbollit vendor, kapitenin Florim Berisha.
Me Florimin e kemi kaluar një super edicion në Ligën e Parë, ku barrën e kapitenit dhe udhëheqësit të ekipës, askush më mirë se FLORIM BERISHA, nuk ka ditur ta bënte.
Lojtar që ishte lider në fushë dhe me një bagazh të madh në kaluarën, ishte pika jonë e fortë në këto dy sezonet e fundit.
FC Ferizaj të uron shumë suksese në vazhdim Florim Berisha.
Ti do mbetesh përherë njëri prej nesh💙