Policia Rajonale e Ferizajt njofton se një person ka grabitë një pompë derivatesh në Gjurkovc të Shtimes.

I dyshuari, nën kërcënimin e armës ka grabitë 1400 euro nga dy punëtorët, përcjell TV TEMA.

Rasti po hetohet nga Policia kurse i dyshuari gjendet në arrati.

Njoftimi i plotë nga Policia:

GRABITJE

Fsh. Gjurkovc , Shtime 02.12.2022-21:40 Dy meshkuj  kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës  dhe nën kërcenim të armës  ka grabitur para në vlerë të 1400 euro  dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime.

Të ngjashme

Të tjera