Connect with us

Kosovë

Osmani kritikon BE-në: Edhe Millosheviqi konsiderohej “paqebërës”, por kjo qasje çoi në luftëra

Published

on

Që nga fundi i luftës në Kosovë, tensionet me Beogradin janë zbehur në mënyrë të vazhdueshme pavarësisht 11 viteve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Por pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe refuzimit të Serbisë për t’u lidhur me linjën e politikës së jashtme të BE-së, tensionet janë ndezur përsëri, duke çuar në shqetësime të reja se konflikti mund të shpërthejë.

Përpjekjet e intensifikuara nga BE-ja dhe SHBA-ja për t’i futur të gjitha palët në tryezën e bisedimeve kanë sjellë një difuzion të lehtë, por Prishtina ka kritikuar BE-në për marrjen me të mirë të Serbisë – edhe pse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se ajo nuk ishte e drejtuar ndaj vendeve, por ndaj “disa diplomatëve dhe institucioneve të BE-së” – duke falënderuar SHBA-në për përfshirjen e saj.

Osmani, në një intervistë për “Euroactiv”, tha se BE-ja ka preferuar historikisht paqësimin, veçanërisht në aspektin e rajonit të Ballkanit. Ajo tërhoqi paralele me sundimin e liderit autoritar Slobodan Millosheviq, i cili u “pa si paqebërës” nga BE-ja në vitet 1990.

“Ne e dimë se ku na çoi kjo qasje”, paralajmëroi ajo. “Ajo çoi në luftëra të tmerrshme që rezultuan në vrasjen e 150,000 civilëve, përdhunimin e mijërave, varre masive… ende me persona të pafajshëm të zhdukur që u zhdukën me forcë. Ky është rezultati”.

Një çështje tjetër, tha ajo, është se shumë nga ata që punojnë në rajon ose në dialog për BE-në nuk kanë njohuri të dorës së parë për Ballkanin gjatë viteve 1990.

“Shumë të tjerë që tani janë të përfshirë besojnë se bota filloi në vitin 2011, me dialogun Kosovë-Serbi, por nuk duhet të harrojmë se ka një kontekst për këtë dialog”.

“Ka një arsye pse jemi në situatën e sotme dhe nuk mund të injorosh kontekstin e viteve 1990”, shpjegoi ajo, duke iu referuar krimeve të luftës të kryera nga serbët pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ajo vazhdoi se është e arsyeshme që Kosova të presë që BE-ja të jetë e drejtë dhe të pranojë realitetin në terren dhe taktikat që po përdor Serbia si instrumentalizimi i pakicës etnike serbe në Kosovë, për të cilat Osmani tha se vijnë direkt nga libri i lojërave që Rusia përdorte para aneksimi i Krimesë në 2014.

“Pra, duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm që të mos i injorojmë këto veprime dhe fjalë të Serbisë sepse duhet të parandalojmë përshkallëzimin e situatës. Por ju nuk mund të arrini parandalimin nëse fajësoni viktimën në të njëjtën mënyrë si fajësoni agresorin. Qofshim duke folur për Rusinë dhe Ukrainën, apo për Ballkanin Perëndimor.”

Ajo theksoi se “Serbia vazhdon të jetë rreziku i vetëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, sepse ky stabilitet në Ballkanin Perëndimor po destabilizon të gjithë kontinentin evropian”.

“Pra, ne duhet të dimë se ekziston një burim jostabiliteti. Është vetëm një dhe ai burim po shërben si një përfaqësues rus, për fat të keq, duke u shërbyer edhe interesave ruse”. /KK

Kosovë

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e 6 personave të arrestuar për narkotikë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ka konfirmuar avokati i tij, Korab Bokshi.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë aksionit të koduar “Heshtja”, të zhvilluar të shtunën, më 14 nëntor , janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë dhe substancë të panjohur, si dhe tableta të dyshuara të ekstazisë.

Para të gatshme në valuta të ndryshme, në vlerë prej rreth 16 mijë eurosh, 6 vetura të markave luksoze të ndryshme, telefona mobilë, pajisje elektronike dhe të komunikimit, pajisje për vëzhgim, ora luksoze dhe stoli të çmuara, një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe dokumente dhe shënime të ndryshme që do të trajtohen në kuadër të procedurave hetimore.

Aksioni u realizua në disa lokacione në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Continue Reading

Kosovë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke ia dërguar emrin Senatit amerikan për konfirmim.

Nominimi i tij u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, më 10 nëntor.

Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.

Kush është Mikhail Bogachek?

Michael Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative, sipas një biografie të publikuar në faqen e organizatës.

OAS-i, i themeluar në vitin 1948, përfshin 35 shtete të kontinentit amerikan dhe ka për qëllim forcimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sigurinë dhe zhvillimin.

Sipas biografisë së tij, Bogachek ka mbi 25 vjet përvojë në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe menaxhimit institucional.

Më herët, ai ka qenë drejtor operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në SHBA.

Ai ka themeluar edhe kompaninë Cooperton, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, si dhe kompaninë PharmaLife, që merret me teknologjinë në sektorin farmaceutik.

Bogachek ka diplomuar në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve në Institutin e Teknologjisë të Xhorxhias dhe ka doktoraturë në Bioinxhinieri.

Ai ka përfunduar, gjithashtu, një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Flet rrjedhshëm gjuhën ruse, ukrainase dhe hebraike.

Nominimi për ambasador në Kosovë është pjesë e një liste më të gjerë emërimesh, të dërguar nga administrata Trump në Senat, më 10 nëntor.

Nominimi mes sfidave në marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Nominimi i Bogachekut vjen në një periudhë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë përballur me sfida, përfshirë pezullimin e Dialogut Strategjik nga Uashingtoni në vitin 2025.

SHBA-ja e pezulloi këtë dialog, duke shprehur shqetësime për veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë ndaj institucioneve serbe në Kosovë dhe kritikat e saj ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilat, sipas Uashingtonit, kishin rritur tensionet dhe kishin kufizuar mundësitë për bashkëpunim në prioritetet e përbashkëta.

Në korrik të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit i tha REL-it se rifillimi i Dialogut varet nga krijimi i kushteve të nevojshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve.

Më herët gjatë këtij viti, administrata Trump nominoi ambasadorë edhe për Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Senati amerikan e konfirmoi Eric Wendtin si ambasador në Shqipëri më 7 gusht, ndërsa kandidatët për tri vendet e tjera ende janë në pritje të konfirmimit.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 37 kilogram heroinë

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka realizuar një operacion të koduar si “Rikthimi”‘” i cili rezultoi me zbulimin dhe sekuestrimin e mbi 37 kilogramë substancë të dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Sipas informacioneve të dhëna, në këtë operacion janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve. Operacioni është realizuar mbi bazën e informacioneve të siguruara nga AKI-ja dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

Continue Reading

Trending