Të martën në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj ka ndodh një aksident trafiku.
Si pasojë e aksidentit mes dy veturave kanë pësuar lëndime katër persona, përcjell TV TEMA.
Pas ekzaminimeve në QKUK u kuptua se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi nga Policia Rajonale e Ferizajt:
Rr. Epopeja e Jezercit, Ferizaj 10.01.2023 – 19:41. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.