Policia Rajonale e Ferizajt njofton se të enjten në Kaçanik u arrestua një person.
I arrestuari dyshohet se gjuajti me armë zjarri drejt një peme, dhe arma me leje iu sekuestrua përkohësisht, përcjell TV TEMA.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Kaçanik 02.02.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një peme, armën e kishte me leje por jo leje për bartje. Arma është sekuestruar përkohësisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.