Një vajzë 15 vjeçare vdiq pas një aksidenti gjatë skijimit në Brezovicë.
Viktima u dërgua në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e pastaj në Spitalin e Mitrovicës vdiq.
Policia njofton se po heton vdekjen e saj, përcjell TV TEMA.
Raporti i plotë i Policisë:
HETIM I VDEKJES
Brezovicë 15.02.2023-11:30. Viktima femër kosovare dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.
Shiko edhe: