Në Shtime u gjetën 11 paketime të vogla me kokainë.
Sipas Policisë, ankuesi raportoi se nën kulmin e një shtëpize përball tij ka vërejtur dy kuti të dyshuari, gjë që solli edhe tek konfiskimi i narkotikëve.
Për këtë rast, Policia nuk raporton për të arrestuar teksa thuhet se rasti po hetohet, përcjell TV TEMA.
Raporti i plotë i Policisë:
BLERJE,POSEDIM,SHITJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr.2 Korriku, Shtime 15.02.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nën kulmin e shtëpizës nga ana e rrugës, ka vërejtur dy kuti të dyshuara. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet policore me ç’rast kanë konfiskuar një peshore elektronike dhe 11 paketime të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Rasti nën hetime.