Prokuroria e Ulqinit ka bërë të ditur se pas marrjes së deklaratave ka lëshuar urdhër –arrest për zyrtarët policorë Nikolla Boljeviq dhe Dragan Shqekiq, në cilësinë e të dyshuarve për incidentin e 15 Janarit të këtij viti në vendkalimin kufitar Muriqan të Mal të Zi- shkruan e përditshmja podgoricase Vijesti.
Këta persona zyrtarë janë të dyshuar se në ditën kritike kanë keqtrajtuar një shtetas të Shqipërisë. Ditëve të fundit në rrjetet sociale është publikuar videoja ku shihet një polic malazez i cili e godet në fytyrë shtetasin shqiptar të ulur brenda makinës së vet, pa ndonjë arsye për përdorim të forcës dhe në rrethana ende të pasqaruara. Ky incident ka ngjallur neveri edhe tek shumë qytetarë të Malit të Zi, të cilët ditëve të fundit përmes postimeve në rrjete sociale kanë kërkuar kapjen dhe ndëshkimin e akterëve të këtij incidenti të pahijshëm.