Policia Rajonale e Ferizajt njofton se në Kaçanik dyshohet se një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas raportit nga Policia, rasti po hetohet por nuk ka të arrestuar, përcjell TV TEMA.
Raporti i Policisë:
SULM SEKSUAL
Kaçanik 02.03.2023 – 18:15. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar seksualisht vajzën e tij viktimën kosovare -e mitur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.