Një femër është ankuar në Polici se një mashkull e kishte dhunuar atë.
Sipas raportit të Policisë, janë ndërmarr veprimet policore por nuk raportohet për të arrestuar, transmeton TV TEMA.
Nga raporti 24 orësh i Policisë kuptohet se rasti ka ndodh në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Raporti i Policisë:
DHUNIM
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023, 16-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme.