Një person është arrestuar pasi që ka hyrë në llogarinë e Instagramit të ankuesit dhe i ka kërkuar para për t’ia kthyer.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Policisë:

HYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK

Fsh. Mirash, Ferizaj 08.03.2023 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ndërhyrë në llogarinë e tij në Instagram dhe për t’ia kthyer llogarinë kishte kërkuar para. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të tjera