Një aksident trafiku ka ndodhë të martën në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, përcjell TV TEMA.

Motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK.

Raporti i plotë i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Emin Duraku, Ferizaj 14.03.2023 – 10:45. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçikletë me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Të ngjashme

Të tjera