Connect with us

Ferizaj

Punimet në rrugën Ferizaj-Shtime kryhen për 60 ditë, Ministria kërkon mirëkuptim

Published

on

Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje me shkrim për TV TEMA tregon se në rrugën Ferizaj-Shtime deri parku i Lirisë ku po punohet aktualisht, vetëm gjatë javës së kaluar për shkak të reshjeve meteorologjike pati vështirësi në komunikacion.

“Aktualisht po punohet në germimin e trupit të rrugës në shiritat e mbrendshëm, ndërsa qarkullimi i komunikacionit po zhvillohet ndaras në dy krahët e rrugës pa ndonjë nderprerje. Rruga është e sinjalizuar mirë dhe sipas planit të menaxhimit të komunikacionit. Shiritat qarkullues janë të shtruar në zhavor dhe mirëmbahen per çdo ditë plotesohen me material 0/31, nivelohen me greder dhe ngjeshën me cilinder“, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Kjo Ministri informon se ishte planifikuar që punimet të zgjasin 90 ditë, por sipas tyre, operatori ekonomik u zotua që punimet t’i kryej për 60 ditë.

“Kompania gjithmonë është aktive në terren, mirëpo duke i pasur parasyshë ndikimet e faktorit meteorologjik me të reshura javën e kaluar dhe këtë javë,  janë paraqitur vështirësi në ekzekutimin e punimeve të germimit mirëpo për asnji moment nuk ka ndodhur të nderpritet qarkullimi i komunikacionit rrugor në të dyja krahët e saj“, thuhet tutje në përgjigje.

Vlera e kontratës bazë së këtij projekti është:  279,866.13 euro.

“Të gjitha këto projekte po realizohen për mirëqenien dhe sigurinë në komunikacionin, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim ndaj kompanive ndërtuese të këtyre projekteve, ngase të gjitha këto punime po zhvillohen dhe po bëhen për të mirën e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, përfundon përgjigja e Ministrisë.

Lajmi që plotësohet përmes kësaj përgjigje:

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending