Connect with us

Ferizaj

Kreu vjedhje të rëndë në Greme, arrestohet 49 vjeçari

Published

on

Në Greme të Ferizajt më datë 18 mars, para mëngjesit në një shtëpi ishin vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit.

Më datë 27 mars u arrestua i dyshuari 49 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Policisë:

Me datën 18.03.2023 rreth orës 04:00 në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë dhe nga aty dyshohet se kishin vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet. Hetuesit rajonal pas një punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe me datën 27.03.2023 rreth orës 19:30 kanë arrestuar të dyshuarin S.I (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.

I dyshuari S.I është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Trending