Connect with us

Ferizaj

Vranësirat e shiu pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave

Published

on

Në vendin tonë ditëve të fundit ka filluar shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës megjithatë njofton se gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm, përcjell TV TEMA.

Derisa të mërkurën dhe të enjten nuk priten reshje shiu, ditët tjera parashikohet të kenë shi.

Raporti i plotë i IHMK-së:

Parashikimi i Motit për pesë ditë ( 10-14 prill 2023)!

Mot i ndryshueshëm

E hënë- Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat kohëpaskohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.

 E martë- Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell.Temperaturat do të shënojnë  rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

E merkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe  me diell. Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlarat e maksimaleve.

Vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit, ndersa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending