Një person është arrestuar të mërkurën në Shtime.
I njejti dyshohet se më datën 9.4.2023 ka kanosur ish bashkëshorten e tij, përcjell TV TEMA.
Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE/KANOSJE
Shtime 09.04.2023-11:30. Me datë 12.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur ish bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.