Connect with us

Ferizaj

Voziti 115 km/h në zonën 50, i mirret patenta për tre muaj

Published

on

Policia e Ferizajt, në fshatin Talinoc i Muhaxhirëve ka ndaluar një 22 vjeçar i cili në zonën 50 km/h kishte zhvilluar shpejtësi 115 km/h.

E.S u gjobit me 300 euro, 3 pikë negative dhe me tre muaj heqje të patentë shoferit, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Policisë:

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 17:05 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 115 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre  ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Trending