Connect with us

Ferizaj

Kanosi gruan e tij, Policia i gjen armë dhe municion në shtëpi

Published

on

Një rast kanosjeje ka ndodh në Shtërpcë gjatë së mërkurës.

Policia, gjeti në shtëpinë e S.D 48 vjeçar gjeti një pushkë, një thikë e sasi e municionit, përcjell TV TEMA.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari është në kërkim.

Raporti i plotë i Policisë:

Me datën 26.04.2023, rreth 18:36 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes.

Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit.

Policia e stacionit në Shtërpcë i ka marr veprimet e nevojshme dhe është në kërkim të personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending