Connect with us

Kosovë

Nga burgu dërgoi përmes postës letër kërcënuese në Kaçanik

Published

on

Një person në Kaçanik gjatë së mërkurës pranoi një letër kërcënuese përmes postës.

Policia njofton se pasi që verifikuar emrin e dërguesit ka dal se ai është në vuajtje të denimit në burg, përcjell TV TEMA.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.

Raporti i plotë i Policisë:

KANOSJE

Kaçanik 26.04.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një mashkulli kosovar. Pas verifikimit të personit në emër të  cilit ka ardhur letra, ka rezultuar se i njëjti është në vuajtje të dënimit në burg. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe i dyshuari të intervistohet nga njësitë e hetuesisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit – Seanca vazhdon të hënën

Published

on

Kuvendi i Kosovës nuk arriti as për herën e dhjetë të zgjedh kryetarin e saj, pasi deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe, kanë refuzuar sërish që të propozojnë nga një përfaqësues për formimin e një komisioni për votimin e fshehtë, procedurë kjo e propozuar nga kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari.  

Për krijimin e komisionit ad-hoc për votim të fshehtë votuan vetëm 54 nga 120 deputetë të zgjedhur.

Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.

Continue Reading

Kosovë

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Published

on

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e vendimeve që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike (V_2697_2025 dhe V_2698_2025), deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Avokati i Popullit thekson se Vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale. Kjo situatë ngrit shqetësime serioze për përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë.

Avokati i Popullit vë në pah mungesën e koordinimit institucional dhe nënvizon se këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët.

Avokati i Popullit rikujton se Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes të barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike. Vendimet që prekin në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të bazuara në analizë të thelluar sociale dhe të ndërmerren vetëm në kohë kur institucionet janë funksionale dhe të koordinuara për të mbrojtur interesin e përgjithshëm shoqëror.

Avokati i Popullit thekson nevojën që organet e pavarura si ZRrE, duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe.

Continue Reading

Kosovë

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza

Published

on

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

Megjithatë, së paku 72 orë përpara udhëtimit, shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Continue Reading

Trending