Sindikata Regjionale e Punëtorëve të KRM “Pastërtia” njofton se greva e tyre do të vazhdojë.
Vendimin e bordit të kompanisë për rritje të pagave me nga 50 euro, sindikata e quajti lëmoshë.
Sindikata shkruan se po injorohet nga kryetari i Komunës Agim Aliu, përcjell TV TEMA.
Komunikata e plotë e Sindikatës:
Sindikata Regjionale e Punëtorëve KRM pastërtia në Ferizaj vazhdon grevën deri në plotësimin e kërkesave të punëtorëve, nuk pranojmë lëmosh prej 50 euro, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu po i injoron grevistet që po kërkojnë djersen e tyre, punëtorët e pastrimit kanë qenë të shkelur që 23 vite, ata përballen me kushte të renda të punës, punojnë pa veshmbathje pa doreza pa asnjë mjet të punës.
Ata e rrezikojnë shëndetin e tyre që qytetaret ta kenë një ambient të pastër, duhet te trajtohen me dinjitet jo me lëmoshë.