Policia Rajonale e Ferizajt brenda një jave ka hequr 25 patentë shoferë dhe ka shqiptuar 1308 gjoba në trafik.

Sipas komunikatës nga ky institucion, gjatë  javës së shkuar u shkaktuan 39 aksidente, një prej tyre me fatalitet, përcjell TV TEMA.

Komunikata  e plotë e Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 08-14/05/2023 ka shqiptuar 1308 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 25 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre:

– Aksidente fatale, 1

Persona të vdekur, 1

– Aksidente me lëndime, 14

Persona të lënduar, 20

– Aksidente me dëme materiale, 24

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme

Të tjera