Connect with us

Kosovë

Vritet një ari në Brezovicë, Policia në kërkim të të dyshuarve

Published

on

Një ari është vrarë kundërligjshëm sot në Brezovicë të Shtërpcë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Kanun Veseli personat që vranë ariun ende nuk janë kapur.

Ky rast ende është nën hetim.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Sot, rreth orës 07:50 policia e stacinit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë, rruga që qonë tek qendra e skijimit, dyshohet se persona të panjohur kanë vrarë një kafshë të egër (ari). Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë masat e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Gjueti e paligshme” .

Ndërsa janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Një i moshuar nga Kosova humbi jetën në plazhin e Velipojës

Published

on

Një pushues 82 vjeç nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.

Policia e Shqipërisë bëri me dije se ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:30, në zonën e  “Plazhit të Vogël” në Velipojë, kur E.M., 82 vjeç nga Kosova dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det kishte pësuar arrest kardiak.

Për pasojë ai është mbytur.

Njësiti hetimor i policisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kosovë

OVL-UÇK thërret protestë gjithë popullore për të premten në Prishtinë

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur protestë gjithë popullore për të premten në orën 12:00. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në konferencën e sotme për media, Gazmend Syla, tha se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

“UÇK-ja nuk është kurrë ndërmarrje kriminale, kjo ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje.

Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare apo t’i njollosë ata që luftuan për liri. Që nga fillimi e kemi quajtur këtë gjykatë politike dhe procesi na dha të drejtë për këtë, gjë që sipas nesh u dëshmua edhe dje”, deklaroi Syla  duke shtuar se krahas protestës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, synojnë të ndërmarrin edhe hapa të tjerë, përfshirë krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe një platforme që do të përfshinte edhe shqiptarët jashtë Kosovës.

“Kësaj padrejtësie që iu bë drejtuesve të luftës së UÇK-së do t’i përgjigjemi me një iniciativë për krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen edhe Shqipëria, por edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në viset e tjera, qoftë Maqedonia e Veriut, qoftë Lugina e Preshevës, por edhe nga mërgata jonë.

Po ashtu do të kërkojmë krijimin e një strategjie kundërshtuese ndaj këtij vendimi deri në përfundim të procesit të apelit, ku kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona, partive parlamentare, shoqërisë civile, institucioneve të tjera të cilat do të mund të kontribuonin në këtë drejtim,” tha mes tjerash Gazmend Syla.

Continue Reading

Kosovë

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending